Rugova e ka studiuar veprën e Sabri Hamitit në plotninë e vet. Ai analizon me të njëjtin mjeshtëri si sistemin, ashtu edhe pjesë të sistemit, madje edhe pjesëza të sistemit (me analizën e poezisë “Melankolia” Rugova e zbulon sitemin brenda një poezie të vetme). Marrëdhënia mes shkrimit kritik dhe shkrimit poetik tek i njëjti autor na mundëson të shohim jo vetëm ndikimin e ndërsjellë, por edhe rezultatin e këtij bashkëveprimi. Dhe rezultati është “Sistemi poetik i Sabri Hamitit”.
This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.