Your cart
There are no more items in your cart
Blushi, duam a nuk duam, është një pikë interesante e shkrimit letrar, që ka tërhequr vëmendjen e lexuesit të shumë fushave, dhe unë po rrekem të them se kjo nuk është vetëm pse ai është në politikë, ose që herë pas herë, duket edhe në gazetari, të cilën më parë e ka patur fort për zemër, por sepse ka këto elementë të tekstit, të rrëfimit, të stilit të përveçëm, që e bëjnë atë pjesë të letërsisë moderne dhe postmoderne.