Your cart
There are no more items in your cart
...Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim nëpër rrugën “Katër Dëshmorët”, për të shkuar te shtëpia e tij. Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrënjtur dhe e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar. Aty nga mezi i rrugës Mitrushi ndali e duke marrë frymë thellë, tha: “E përpjeta e kësaj rruge më lodh.” Mori përsëri frymë thellë e vazhdoi: “Fajin s’e ka rruga, jo. E kanë të tjerat. Ato më lodhin, po ç’të themi...”