Your cart
There are no more items in your cart
Libri që merr në dorë lexuesi shqiptar ofron për herë të parë mundësinë e një njohjeje relativisht vizionare të teorisë dhe koncepteve shkencore – semiotike llotmaniane për formacionet kulturore, të parashtruara me thjeshtësi e qartësi edhe për lexuesin e paspecializuar në këtë sferë. Diapazoni i krijimtarisë shkencore të Jurij Llotmanit është jashtëzakonisht i gjerë. Në rrethin e interesave të tij hyjnë estetika, poetika, teoria e semiotikës, historia e kulturës, mitologjia dhe teoria e kinematografisë dhe të gjitha këto, përanash disiplinës themelore, historisë së letërsisë ruse. Llotmanin e josh çdo temë: nga analiza e dukurive të tilla të kulturës si bluxhinset apo studimet mbi demonologjinë, ai kalon me lehtësi në analizën filologjike të teksteve artistike apo në paralelet e papritura në sferën e matematikës dhe biologjisë. Madje edhe lexuesi që nuk njihet me përmbajtjen e të gjitha punimeve të Llotmanit mundet ta vlerësojë qasjen teorike që përbën themelin e këtij libri.