Your cart
There are no more items in your cart
Profesor Xhuzepe Katapano ishte dhe mbetet i vetmi albanolog që studioj në themel prejardhjen e racës ilire, duke bërë të drithërohen nëpër dekada shumë shkencëtar që janë marrë apo merren me studimin e antikitetit. Katapano u nis vet drejt Egjyptit për të parë dhe prekur piramidat, një nga mrekullitë e botës së lashtë, dhe u befasua kur ndeshi në shenja apo hieroglifë të çuditshme që linin hije dyshimi mbi prejardhjen e tyre. Për të bërë këtë zbulim të jashtëzakonshëm dhe për të vërtetuar se hieroglifët e piramidave të Egjyptit e kishin bazën tek gjuha ilirishte, Prof. Katapano përdori gjatë hulumtimit të tij të gjatë, siç shprehet edhe vet, sistemin kritik të krahasimit shkencor të rrënjëve të shumë gjuhëve tepër të lashta.