Your cart
There are no more items in your cart
97 orë punë në javë. Të duhet të marrësh vendime për jetë a vdekje, shpesh edhe përballë një cunami të vërtetë të lëngjeve të trupit. Dhe ta mendosh se ai roja i parkingut të spitalit paguhet shumë më mirë se ty. Mirë se erdhët në jetën e një mjeku të ri. I shkruar në sekret të plotë në fund të ditëve të lodhshme, netëve pa gjumë dhe fundjavave të zëna po përsëri në punë, ditarët e Adam Kay-t na japin një përshkrim pa censurë të jetës dhe punës në vijën e parë të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Do të qeshni, do të tmerroheni, do të lëndoheni - këtu është gjithçka që do të donit të dinit - por ka edhe plot gjëra të tjera nga ato që do t'i lexoni duke kthyer kokën pakëz mënjanë - këtu flitet për jetën brenda dhe jashtë pavijonit të spitalit. "Aq sa të bën per të qeshur, po aq edhe ta copëton zemrën." Charlie Brooker