Your cart
There are no more items in your cart
Po i kthehet Itakës së tij, Kosovës, djali i saj i harruem për nji jetë të tanë, studenti kosovar i Romës, atje ku studioi Budi e Bogdani, nji kosovar që ishte i admiruem dhe gjeti përkrahje të madhe nga Musine Kokalari. Radi ish i përqëndruem dhe i doktoruem në filozofinë e së drejtës, e prej andej tuj e njohun edhe t’drejtën romake, deri te filozofia politike shqiptare. Lazër Radi, studenti e studiuesi nga Prizreni, që i takoi këtij rrethi mendimtarësh e që, po ashtu, si nji pjesë e tyne, në mos ma shumë, mësoi dhe pësoi nga diktatura. Mësoi se si duhet çá para me dije e kulturë; pësoi burgun, terrorin për nji jetë, si Musineja, Pipa; provoi heshtjen e madhe po si Koliqi, Shantoja, Toto, po edhe si Merxhani e Koça.