Leterkembimi CamaJ-Pipa: 1959-1992

Leterkembimi CamaJ-Pipa: 1959-1992

B24222
2.000 Lekë
ISBN: 9789928465528
Publisher: Princi
Publication Year: 2022
Number of Pages: 615

A kemi të drejtë të botojme nje leterkëmbim privat mes njerëzve që nuk jetojnë me te lexojmë tekste që nuk na drejtohen? Kjo është pyetja e parë që nderet sa herë lexon botimin e letërkëmbimit të shkrimtarëve. Po çdo te kerkonin lexuesit gjithfarësh nëpër letrat e zverdhura të ruajtura arkivave personale si gjurmë jete e kujtime te shtrenjta? Dikush ndoshta vetem kaligrafine e autoreve, dikush indicie per te interpretuar veprën, dikush shenja të biografise personale dikush kuriozitete për ngjarje intime e të panjohura për jetën e të adhuruarve, dikush të thënat troç per personazhe të rendesishme te letersise a politikes që bashkudhëtuan me ta. Ne leterkembimin tridhjetëvjeçar te Martin Camajt me Arshi Pipen ofrohen mundesi leximi për të gjitha këto. Por a janë shkruar dhe ruajtur keto letra edhe me vetëdijen e një lexuesi të së ardhmes. krejt i ndryshem nga lexuesi për të cilin keto letra u shkruan? Letrat qe shkëmbyen Camaj dhe Pipa na e pohojnë edhe vetëdijen e shkrimit për tu lexuar nga destinatare te se ardhmes edhe vetedijen se po shkruhen si dëshmi Ndërsa i shfleton ndihet vetëdija e pranisé sè fshehtë te nje lexuesi model té sè ardhmes qe do të kërkoje e gjeje në këto tekste përgjigje per jeten, veprat a pikepamjet e autoreve te tyre Lexuar keshtu. sot, pas gati tridhjetë vitesh nga letra e fundit, këto tekste ofrojnë një pamje fort te gjere te gjeografisë dhe historise gati gjysmëshekullore te shqiptarisë por edhe për jetën private, ndodhité e vogla të së përditshmes. ndjesitë e emocionet e dy njerëzve që jetuan gjatë e përmalishèm në mërgim. Tekstet përkufizojnë kontekste, kohe e vende njerez e ngjarje, poetike e politike Ato janë një tjetër histori e kombit e ndaré ne tre areale. Shqipëri, Kosové e diasporë janë një histori e letërsisë. e kultures. e studimeve dhe politikes shqiptare shkruar nga këndvështrimi dy prej personaliteteve me me peshe te botes shqiptare.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.