Your cart
There are no more items in your cart
Shpesh më merr malli për recetat e gjyshes sime! Ende, në memorie, më kalojnë kujtimet e gatimeve plot shije, disa prej të cilave për fat të keq nuk kam mundur t'i ripërsëris për shkak se vitet fshehën "sekretet" e këtyre recetave, të cilat kaluan gojarisht nga brezi në brez. Por unë vendosa t'i lë të përjetshme në letër, duke përmbledhur me shumë dashuri gatimet që prej vitesh ua shërbeva nga duart e mia njerëzve më të dashur, familjes sime, e nëpërmjet ekranit, shikuesve që më qëndruan besnikë çdo ditë.
Uroj që ky libër me receta tradicionale, të ndërthurura edhe me kuzhinën moderne, t'ju shoqërojë në momentet më të lumtura të jetës suaj.
Uroj që ky libër me receta tradicionale, të ndërthurura edhe me kuzhinën moderne, t'ju shoqërojë në momentet më të lumtura të jetës suaj.