Your cart
There are no more items in your cart
Na ishte njëherë një ari i trishtuar i quajtur Boro, rob i cirkut... Por jo vetëm arinj: balena, delfinë, krokodilë dhe hipopotamë, që gjallojnë ujërave të kripura e ujërave të ëmbla: gamile e gazela, luanë e elefantë që pushtojnë hapësira të gjera toke; mëllenja e fazanë, bilbilë e gjinkalla që mbushin ajrin me tinguj: janë kafshët, miq të Rodarit, që gjallojnë në tregimet e tij plot fantazi dhe bëhen shokë të njerëzve. Porse, kur duan t'i imitojnë, nxjerrin në pah dobësitë e tyre dhe rrezikojnë të ngjajnë si kopje të këqija, si breshkat që donin të rendnin me biçikletë.