Arsimi I Larte Nekosove 1991-1999

Arsimi I Larte Nekosove 1991-1999

B23492
1.500 Lekë
Avni Rexha
ISBN: 9789951231336
Publication Year: 2021
Number of Pages: 247

DY FJALE PER LIBRIN DHE AUTORIN
Monografia e dr. Avni Rexha, "Arsimi i lartë në Kosove, 1991 1999", përben nje kontribut të ri në historin e arsimit mendimit pedagogjik në Kosove e në përgjithési në trevat shqiptare
Autori, pas një studimi disavjeçar, ka mbrojtur me sukses te plote graden "Doktor i shkencave" né Departamentin e Historisé, prané Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranès, tashmë së ripunuar e plotesuar me tej, e paraqet até para publikut, në kuadrin e nje monografie me vlera të spikatura.
Origjinaliteti i tij, së pari, qëndron pikérisht në hartimin e njè tabloje të gjerë e multidimensionale, ku sendertohet rimekémbja e Universitetit shqiptar të Prishtinés dhe të arsimit të larte në përgjithësi, në këto vite, në një periudhë mjaft të vështirë të historisë së Kosovës, por edhe nga më të rëndësishmet e të lavdishmet.
Autori duhet përgezuar për guximin në këtë ndërmarrje studimore, për më tepër, kur ende nuk janë përpunuar e hapur arkivat për disa vite të rendesishme në studim, vështirësi, që ai i ka kapërcyer, duke qëmtuar me kujdes, si në arkivat kosovare e ato shqiptare, në dokumente të botuara shqiptare e serbe, si dhe në disa arkiva private të protagonisteve kryesore të zhvillimeve arsimore në këtë periudhë, në shtypin shqiptar e até serb, si dhe në një literaturë të pasur vendase e të autoreve të huaj, me burime të shumta nga interneti etj.
Pa shtjelluar gamën e gjerë të problematikave të punimit, do te ndalemi në disa arritje themelore të tij. Së pari, autori me kujdes ka evidentuar kontekstin historiko-politik e arsimor të kësaj periudhe, dhe në lidhje të ngushtë me të, domosdoshmërine e krijimit të një sistemi arsimor në përgjithësi, e atij të lartë në veçanti, të pavarur nga admini strata serbe. Eliminimi i autonomisë sè Kosovës që në fillim të janarit 1990, shpërndarja e Kuvendit të Kosoves, vendosja e nje administrate të veçante serbe, me një politikë të miréfilltë pushtuese, çuan ndër të tjera, në vendosjen e një kontrolli të drejtpërdrejtë të Universitetit te Prishtinës e të shkollave të tjera të larta.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.