Mbytja

Mbytja

B21760
1.200 Lekë
Camilla Lackberg
ISBN: 9789994306114
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2020
Number of Pages: 482

I mbërrin një tufë me karafila të bardhë dhe një zarf me një pusullë. Për të kushedisatën herë... Kristian Taideli, shumë i ngarkuar me përgatitjet për të promovuar romanin e tij të parë, njeh në pusullën e bardhë që i ka ardhur pikërisht para një takimi me lexuesit, të njëjtën kaligrafi të kuruar që e përndjek prej më se një viti dhe e humb toruan. I tregon Erika Falkut, këshilltares së tij të çmuar gjatë shkruarjes së romanit, për letrat anonime që ka marrë prej kohesh.
Një i panjohur e kërcënon me vdekje dhe rreziku duket përherë e më afër. Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh psikologjinë e një shkrimtari?
Edi mirë që, kur shkruan, ndodh përherë që në ngjarjen e romanit të fusë diçka nga jeta e vet. E tashmja e Fjelbakës kapërthen tanimë drama të së shkuarës së largët, një zinxhir të tymtë shkak-pasojash që na kthen pas ndër vite, duke na bërë të kuptojmë që sekretet nuk mund të varrosen përjetë dhe e shkuara kthehet për të na tronditur nga fillimi.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.