Your cart
There are no more items in your cart
Në 14 tregimet e novelat e kësaj përmbledhjeje interesante do të takoni një emër: detektivin belg Herkul Puaro. Atë e kërkojnë të gjithë, për të zgjidhur një situatë, për të zbuluar një krim, një vjedhje e kështu me radhë. Duke lexuar këto histori interesante e intriguese, do të njihni personazhe të shoqërisë së lartë londineze, borgjeze e mikroborgjeze, në kryeqytet apo në provincë, doktorë e kamerierë, vajza të bukura e aventurierë të çfarëdolloji. Dhe kurdoherë është ai: i kudondodhuri dhe i shumëkërkuari Puaro. Sepse, asnjë “rival” nuk e konkurron dot inteligjencën dhe logjikën e tij, për të zgjidhur një krim. Prandaj të gjithë lexuesit magjepsen nga misteret e hetuesit belg, për kompleksitetin e zgjidhjeve, humorin dhe shkathtësinë e mendjes.