Your cart
There are no more items in your cart
Në çastin kur merr vesh se një kancer nuk i lë më shumë se disa muaj jetë, Imzot Meredithi, prelat anglez i Kurisë romane, është ngarkuar nga Vatikani me një hetim të vështirë, që ai duhej ta bënte në një fshat të mjerë të Kalabrisë, lidhur me një personazh të mistershëm, të pushkatuar nga partizanët në fund të luftës. "Ky njeri ishte një i shenjt", thërrisnin njerëzit e krahinës. Por cila ishte e vërteta, e vërteta e çuditshme mbi Xhakomo Neronen? Imzot Meredithi duhej të bëhej avokati i djallit. Ai e kupton shumë shpejt se e tashmja i kundërvihet, i kundërqëndron më shumë se e shkuara. Gjithë ata që kanë qenë të lidhur me jetën dhe vdekjen e Xhakomo Narones dhe që tani thërrasin për mrekullira, mund të thuhet se, sidoqofië, dridhen nga frika kur mendojnë se prifti do të bënte të ringjallej nga errësira historinë e një kohe të shkuar. Imzot Meredithi, zemra e të cilit prej shumë kohësh është mbuluar nga pluhuri i bibliotekave të Romës, nëpërmjet një lëmshi të mpleksur keq, shtirjesh dhe intrigash hyn për herë të parë në lidhje shpirtërore me njerëzit dhe jetesën e tyre të përditshme, në një kohë kur çdo orë që kalon e përcjell drejt vorrit... Kur hetimi i tij, më së fundi, do t'i zbulojë të fshehtën e Xhakomo Nerones, ai do të jetë pjesëmarrës në një të fshehtë më të madhe, në atë të paqes, në vetë pragun e vdekjes.