Your cart
There are no more items in your cart
Në qytetin e Forshallës, komisar Lindmarku përballet sërish me një hetim delikat: Petra, një vogëlushe nëntëvjeçare, është zhdukur. Fillojnë menjëherë supozimet hetimore: Petra mund t’ia ketë mbathur ose mund ta ketë rrëmbyer një fqinj, i cili ka dosje penale. Nga ana tjetër, disa dëshmitarë deklarojnë, se, një natë para zhdukjes, kanë dëgjuar ulërima, që vinin nga shtëpia e Petrës, dhe kështu dyshimet bien mbi prindërit, të njohur si të alkoolizuar. Por diçka e pazakontë e shqetëson Lindmarkun: një Toyota gri e errët, e parkuar për ditë të tëra përpara shtëpisë së Petrës, është zhdukur në mënyrë misterioze së bashku me vajzën. Vlerësohet edhe pista e pedofilisë, për të cilën hetimet përqendrohen mbi Nils Dunanderin, trajnerin e hokejit të Petrës. Por disa ditë më vonë, gjendet trupi i pajetë i Nilsit, të cilit i kanë prerë një vesh. Ndërkohë, Petra gjendet shëndoshë e mirë, por i jep policisë një variant aspak bindës të ngjarjeve. Në mbrëmje, kur Lindmarku kthehet në shtëpi, gjen një letër: “E di se kush je. Petra është Ndëshkimi”. Një letër shumë e ngjashme me atë të gjetur një vit më parë, fill pas arrestimit të kolegut të tij, Gunar Holmit... Një dyshim i ankthshëm depërton në mendjen e detektivit: Mos ndoshta ka një lidhje ndërmjet dy çështjeve?