Your cart
There are no more items in your cart
Kur u thashë miqve të mi lidhur me këtë libër, ata hokatuan duke thënë se gjëja e parë që vërtet duhet të dini rreth fizikës është se - fizika është e vështirë. Pavarësisht kësaj, ne të gjithë e përdorim fizikën çdo ditë. Kur shihemi në pasqyrë ose kur vemë syzet, atëherë jemi duke përdorur fizikën e optikës. Kur vendosim zilen e orës ne ndjekim kohën; kur ndjekim vijat në hartë ne navigojmë hapësirën gjeometrike. Celularët tanë na lidhin - nëpërmjet fijesh elektromagnetike të padukshme - me satelitët që vërtiten sipër nesh. Por fizika nuk është vetëm përsa i takon teknologjisë. Pa fizikën nuk do të kishte hënë, as ylberë, as diamandë. Madje edhe gjaku që rrjedh nëpër arteriet tona ndjek ligjet e fizikës, shkencën e botës fizike. Fizika moderne është plot me surpriza. Fizika quantum (kuantike) e çoroditi botën, duke vënë në pikëpyetje pikërisht konceptin e ekzistencës së objektit. Kozmologjia shtron pyetjen se çfarë është universi. Si u formua ai dhe përse ne jemi këtu? A është universi ynë i veçantë apo disi i pashmangshëm?