Your cart
There are no more items in your cart
Në rini, Albert Ajnshtajni e kaloi një vit duke u endur kot, pa bërë gjë prej gjëje. Po nuk e çove kohën dëm nuk arrin dot asgjë, gjë që për fat te keq prindërit e adoleshentëve shpesh e harrojnë. Ndodhoj në Pavia. Iu bashkua familjes pas braktisjes së studimeve ne Gjermani. Ishte fillimi i shekullit dhe Italia po hidhte hapat e pare të revolucionit industrial. I ati, inxhinier, instalonte centralet e para elektrike në ultësirën padane. Alberti lexonte Kantin dhe kur i shkrepte në kokë ndiqte leksionet në Universitetin e Pavias: për zbavitje, pa qenë i regjistruar dhe pa iu nënshtruar provimeve. Kështu bëhesh me tërë mend shkencëtar." "Ekzistojnë kufij, aty ku mësojmë, dhe digjet dëshira jonë për dije. Ndodhen në thellësitë më të imëta të indit hapësinor, në origjinën e kozmosit, në natyrën e kohës, në pashmangshmërinë e vrimave të zeza, dhe funksionimin e vetë mendimit tonë. Këtu, në bordin , e asaj që dimë, në kontakt me oqeanin e asaj që nuk dimë, vezullojnë misteri i botës ,bukuria e botës, dhe na lëne pa frymë". I tillë eshtë parakushti i këtyre "leksioneve të shkurtra", që na prijnë udhë, me transparence të admirueshme, përmes disa etapave të pashmangshme të revolucionit që tronditi fizikën në shekullin XX dhe vazhdon ta tronditë sot e gjithe diten; duke filluar nga teoria e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit dhe mekanikës kuantike deri në çështjet e hapura që kane te bëjnë me arkitekturën e kozmosit , grimcat elementare, gravitetin kuantik,natyrën e kohës dhe të mendjes