Your cart
There are no more items in your cart
GUYTON DHE HALL FIZIOLOGJIA MJEKËSORE BOTIMI I TREMBËDHJETË Nga John E. Hall, PhD Botimi i 13-të i librit "Fiziologjia Mjekësore" nga Guyton dhe Hall vazhdon traditën e gjatë këtij titulli bestseller, si libri më i shquar i fiziologjisë mjekësore në botë. Ndryshe nga librat e tjerë shkollorë mbi këtë temë, ky udhëzues i qartë dhe gjithëpërfshirës ka zërin e qëndrueshëm të një autori dhe përqendrohet në çështjet më të rëndësishme për studentët klinikë dhe paraklinikë. Teksti i hollësishëm, por i qartë, plotësohet me ilustrime didaktike që përmbledhin konceptet kryesore në fiziologji dhe patofiziologji. Përmasat e mëdha të shkronjave, theksojnë informacionin thelbësor mbi mënyrën se si mund ta ruajë trupi njerëzor homeostazën, në mënyrë që të mbetet i shëndetshëm, ndërsa informacionet mbështetëse dhe shembujt janë të detajuar me shkronja më të vogla dhe të theksuara me ngjyrë blu të zbehtë. - Figurat përmbledhëse dhe tabelat përçojnë menjëherë proceset kyçe që mbulon teksti. - Tabela e re dhe praktike e referencës mbi vlerat laboratorike standarde gjendet në brendësi të pjesës së pasme të kopertinës. - Edhe më shumë figura, lidhje të ndërsjella klinike dhe mekanizma molekularë e qelizorë, të rëndësishëm për mjekësinë klinike. Guyton dhe Hall : fiziologjia mjek.sore / John Edward Hall, Arthur Guyton ;Përkthimi në shqip u bë në bazë të kontratës me Elsevier.