Your cart
There are no more items in your cart
” Nostalgjia çapitet në rrugët me kalldrëm” është një botim lirikash me një shqipe të pastër i Panajot Bolit nga Delvina. Autori i përket minoritetit grek në Shqipëri, por thotë se shqipja i tingëllon po aq bukur sa gjuha amtare dhe shumë ndjesi arrin t’i përcjellë më mirë në shqip. Janë gati 50 poezi dhe vjersha me motive malli, nostalgjie dhe një lloj trishtimi për të shkuarën. Poezia sjell detaje të një jete të thjeshtë ku familja, miqtë, puna, kafshët dhe natyra përkufizojnë jetën.