Your cart
There are no more items in your cart
BALADA E BURGUT READING
Ai, me lotë gjaku pastroi atë dorë Që thikën rrëmbeu marrëzisht: Se veç lotët mund të shërojnë një shpirt, Veç gjaku, gjakun fshin mrekullisht: Dhe blana e kuqe që ish e Kainit U bë vulë e bardhë e Zotit Krisht. -Oscar Wilde
"Balada e Burgut Reading" u shkrua në Berneval ose Dieppe, Francë, në kohën kur poeti ishte në egzil, pas daljes nga burgu Reading, në 19 Maj 1897, ku, nën akuzën e kryerjes së aktit homoseksual, për dy vjet kishte vuajtur dënimin me burgim dhe punë të rëndë. Gjatë burgimit, më 7 Korrik 1896, ndodhi një varje. Ishte Charles Thomas Wooldridge ish kalorës i Gardës Kalorsiake Mbretërore, i dënuar për vrasjen e së shoqes, Laura Ellen duke i prerë fytin. Ai ishte vetëm 30 vjeç kur u ekzekutua. Ngjarja pati një efekt të thellë tronditës tek Wilde, që inspiroi më pas Baladën e famshme të Burgut, në zemër të së cilës është vendosur vargu epigramatik dhe një ndër idetë kryesore të poemës "Se çdo njeri vret atë që dashuron"