Your cart
There are no more items in your cart
Vjeshta si simbolikë
Poeti këtë libër e ka ndërtuar me katër nënndarje ku vjeshta është simbolike konstante në secilën prej tyre…“fletore vjeshtës së parë’, “fletore vjeshtës së dytë”, “fletore vjeshtës së tretë” dhe “vjeshta e vjeshtës”. Kjo simbolikë ka krijuar fizionominë e librit duke u shndërruar në përbërës kuptimor. Vjeshta si simbolikë është përherë aty, deri nënndarjen e katërt, që nga kampet e internimit në Lushnjë e deri në Ankona ku poeti vite më vonë jeton, gjithnjë është po ai njeriu jokonformist që ndijon e përcepton papajtueshëm me hipokrizinë njerëzore. Simbolika e vjeshtës arrin që të funksionalizohet në këtë libër sepse poeti ndërton një sistem simbolesh e figurativiteti vetjak, një formulim dhe një shqiptim estetik të mvetësishëm ku vjeshta zhvendoset nga kuptimi parësor gjuhësor që ka e duke marrë rol tjetër në brendinë e librit…