Your cart
There are no more items in your cart
Në të dukshmen, Luan Starova e vëzhgon të padukshmen. Duke udhëtuar, ai i prek kufijtë e vendqëndrimit. Guri, varri, vala, anija, pragu, libri: këto elemente të cilat e përbëjnë, bashkë me elemente të tjera, indin konkret të jetës sonë të përditshme, në poezinë e tij paraqiten si shenja hutimi, pasigurie, shtruarje pyetjesh. Del sheshit, kur lexohet thellë e thellë ky ind, se tek ai e gjejmë vetëm mungesën. Megjithatë, nga ai gufon drita që e nxit njeriun ta zhdukë distancën që e ndan nga gjithësia dhe të shkrihet në të. Cila, prandaj, është më e vërtetë: e dukshmja apo e padukshmja? Në përpjekjen ose orvatjen për t'i gjetur një përgjigje kësaj pyetjeje, mishërohet fryma tragjike e ekzistencës dhe e poezisë njëherësh. E ekzistencës, ngase ajo shfaqet në esencën e saj, të brishtë dhe kalimtare. E poezisë, ngase fjala nuk mund ta përfshijë sendin dhe, aq sa ajo përparon në zbulimin, ec përpara edhe në një shtesë të fshehtësisë dhe të dykuptimësisë...
…Poezia e Luan Starovës trishtohet, por nuk vajton. Dhe po qe se ndonjëherë i ndodh kjo punë, në një çast pakujdesie, do të gjejmë në indin e saj dorën e një gëzimi të fshehtë e cila sakaq do t'i fshinte lotët. Ngase çdo poemë duket si një feniks që i mbledh shkëndijat e zjarrit, futet ndërmjet tyre, shkëlqen dhe ngrihet e rilindur si një flakë e re në natën e tokës.