Your cart
There are no more items in your cart
Gene Sharp është shumë pak i njohur për amerikanët. Por për shumë dekada, shkrimet e tij praktike mbi luftën pa dhunë, ku vepra më e rëndësishme është "Nga diktatura në demokraci", ka frymëzuar disidentët në të gjithë botën duke përfshirë Burmën, Bosnjën, Estoninë, Zimbabven dhe së fundmi Tunizinë dhe Egjiptin. Ai bën një jetë të qetë në një shtëpi me tulla të kuqe në një lagje të thjeshtë në Boston, SHBA, por për despotët e botës, idetë e tij mund të jenë fatale.