Leksionet Soros Ne Universitetin E Europes Qendrore

Leksionet Soros Ne Universitetin E Europes Qendrore

B15759
1.000 Lekë
George Soros
Publisher: Aiis
Publication Year: 2014
Number of Pages: 144

Në tetor 2009, dhashë një seri leksionesh në Budapest, nën përkujdesjen e Universitetit të Europës Qendrore, institut ndërkombëtar pasuniversitar i shkencave humane dhe atyre sociale, të cilin e themelova mbas rënies së sistemit sovjetik, më 1991. Në leksionin "Një dhe Dy" përmblidhet një jetë e tërë përvoje dhe refleksioni. Kam shtjelluar me hollësi kuadrin konceptual që më ka udhëhequr në biznes e në filantropi, si dhe e kam aplikuar ndaj turbullirave të tanishme të tregjeve financiare.
Në leksionet "Tre dhe Katër" eksplorohet ajo çka është, për mua, një fushë më e re – çështje të vlerave etike e të pushtetit politik dhe raporti mes tyre. Në leksionin e fundit janë paraqitur parashikime të tilla dhe zgjidhje që bën të mundura kuadri im konceptual. Qëllimi im është ambicioz.
Konsiston në atë se ky kuadër konceptual duhet të jetë baza e një kuptueshmëria më të mirë të çështjeve njerëzore. Nëse ia kam arritur ose, këtë do ta gjykojë lexuesi. Shpresoj që idetë e mia do të priten me po atë frymë mendimi kritik në të cilën janë paraqitur e jo si ndonjëfarë dogme.

13 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.