Udhezues Metodik Per Librin 9 Miqte E mi

Udhezues Metodik Per Librin 9 Miqte E mi

B16088
Nuk ka gjendje
1.300 Lekë
Rudina Cupi
ISBN: 9789928024947
Shtëpia botuese: Albas
Viti i publikimit: 2015
Numri i Faqeve: 344

Njohuritë bazë gjuhësore, shkencore, sociale, artistike që duhet të fitojë fëmija janë paraqitur në tekstin e fëmijës “9 miqtë e mi” me anë të situatave dhe materialit figurativ e synimet. Ndërsa në librin e msuesit (udhëzuesin didaktik) ofrohen metoda e teknika të larmishme si dhe sugjerohet baza materiale që i nevojitet mësueses/prindit për zbërthimin e saktë të informacionit të dhënë në tekstin e fëmijës. Në udhëzues trajtohen temat që përmban plani mësimor, të cilat mbështeten me projekte të larmishme mujore dhe veprimtari festive të vitit, të cilat nxitin aftësitë ndijimore, lëvizore e veçanërisht krijuese të fëmijës. Për zbërthimin e objektivave të çdo teme sugjerohen disa veprimtari prej të cilave mësuesja zgjedh ose lë fëmijët të zgjedhin, sipas mundësive apo dëshirave që kanë. Me këtë është synuar të mësuarit në mënyrë të gëzueshme dhe zbavitëse, duke besuar fort se “Edukimi është zgjedhje, mundësi dhe liri”. Veprimtaritë, gjithashtu, shërbejnë për mbulimin në mënyrë efikase të të gjithë kohës që fëmija qëndron në kopsht. Ato janë të shumëllojshme, lehtësisht të realizueshme (shpesh me mjete rrethanore apo sende të reciklueshme) dhe synojnë zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve 4-5 vjeçarë, të 5 fushave zhvillimore: zhvillimin e të folurit e të të shqiptuarit, zhvillimin konjitiv (njohës), zhvillimin emocional-social (ndjesor e shoqërizues), zhvillimin e vogël dhe atë të madh motorik (lëvizor). Kjo ndërthurje është bërë më synimin që të krijohen modele të arrira të mësimdhënies, duke gërshetuar nxënien me edukimin, procese këto të pandara dhe njësoj të rëndësishme.

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

18 produkte të tjera në të njëjtën kategori::

Produkti u shtua në listën tuaj të dëshirave
Produkti u shtua për t'u krahasuar.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.