Your cart
There are no more items in your cart
Për këdo që është dikush në Nju-Jork, Viktori Fordi, Uendi Heili dhe Niko O'Nilli po ngjiten lart e më lart. Ato përfaqësojnë fytyrën e bukur të suksesit në këtë qytet. Viktoria është stilistja e re më e mirë e kohëve të fundit; Uendi, presidentja e kompanisë kinematografike Parado Pictures, ka tre fëmijë të mrekullueshëm dhe përgatitet të korrë sukses të jashtëzakonshëm me filmin e radhës; Nikoja është kryeredaktore e revistës Bonjire, që vlerësohet nga të gjithë si bibla e modës në qytet. Në sytë e botës, ato kanë arritur majat e suksesit. Por, nga këndvështrimi i Viktorias, Uendit dhe Nikos, punët duken krejt ndryshe. Nikoja ndihet fajtore për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore me një model të brendshmesh; koleksioni i fundit i Viktorias dështoi; martesa dymbëdhjetëvjeçare e Uendit me bashkëshortin e saj po shkatërrohet. Teksa autorja i ndjek heroinat nëpër fushat e minuara të punës, dashurisë, jetës dhe në majat e suksesit, ajo na jep një mësim të madh zbavitjeje: se si duhet t'i bësh ballë jetës dhe të vazhdosh të qeshësh në qytetin më të vështirë të planetit.