Your cart
There are no more items in your cart
Tek të tridhjetat, Elizabeth Gilbert ka gjithçka që do të dëshironte një grua moderne amerikane – bashkëshortin, një shtëpi në fshat, karrierë të suksesshme – por në vend që të ndihet e lumtur dhe e realizuar, atë e kap paniku dhe pështjellimi. Ky libër, i shkruar me mençuri dhe që të rrëmben, shpalos historinë e saj: si i la pas të gjitha sukseset dhe çfarë gjeti në vend të tyre. Pas divorcit dhe një depresioni dërmues, Gilbert-i vendos të hulumtojë tri aspekte të natyrës së saj dhe të përballet me tri kultura të ndryshme: me kënaqësinë në Itali, me përkushtimin në Indi dhe me baraspeshën mes kënaqësive të jetës e hirit hyjnor në Bali, në ishullin e Indonezisë. Rrëfimi ironik dhe i çlirët për udhëtimin e saj të jashtëzakonshëm, e shtyn edhe lexuesin më mosbesues që të ëndërrojë të shkojë e ta takojë Perëndinë në guvat e thella të meditimit në Indi apo, ndoshta, në ndonjë copë pice transcendente.