Your cart
There are no more items in your cart
E shtrëngoi sërish në krahë. "Më do ende?"e pyeti me një zë të drojtur e të shuar, si vogëlushe. Sa kohë kishte kaluar që nuk i kishte dëgjuar ato fjalë, Jani, para së gjithash? Po sikur të mos e donte më? Çfarë i mbetej të bënte? Të kthehej e të kërkonte një Xhefri tjetër, me të cilët kjo botë ishte e mbushur, apo ndonjë tip të trashë si ai komediani nga Nju Jorku, me atë krifën e dendur e të shëmtuar? Sa e zbrazët do t’i dukej shtëpia me panoramën, me lisharësen... ajo botë e bërë për Janin... sikur ai të mos ishte atje? Do të kishte guxim të kthehej? Të ngulte sytë te portreti i tij? Të kujtonte sërish zërin e tij? Të vinte vathë prej perle që ia kishte dhuruar ai?"