Your cart
There are no more items in your cart
Në këtë libër, Daniel Still na çon përtej joshjes dhe shkëlqimit të Hollivudit. Në roman përshkruhet historia e një gruaje, shndërrimi i saj nga një grua dhe nënë periferie në një skenariste të njohur…Telefonata erdhi në një ditë të nxehtë korriku, një ditë si gjithë të tjerat për shkrimtaren e pavarur Tania Harris. Por kjo telefonatë nga agjenti i Tanias nuk ishte e zakonshme, pasi po i ofrohej një shans i jashtëzakonshëm për të shkruar një skenar hollivudian: një ëndërr të cilën e kishte lënë mënjanë me kohë, për t’iu kushtuar familjes. Por këtë herë, Tania e di që nuk mund të refuzojë, edhe pse është e pavendosur për të lënë bashkëshortin dhe të bijat.