Your cart
There are no more items in your cart
Pasi ka jetuar dhe punuar në të gjithë botën, Rozi vendos të kthehet në Dublin për t’u kujdesur për Minën, teton plakë që e ka rritur. Asgjë nuk ka ndryshuar në lagjen ku ajo është rritur, dhe bashkëjetesa me Minën, në depresion dhe e alkoolizuar, nuk i sjell asnjë kënaqësi. Duke shfletuar disa libra mbi zhvillimin personal për teton e saj, Rozit i lind ideja të hartojë një manual për njerëzit mbi pesëdhjetë vjeç. Për t’u lidhur me tregun e botimeve të kësaj natyre, asaj i duhet të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara.Romani ndërlikohet, kur Rozi sheh të zbarkojë në Nju Jork teton e saj, që e kish lënë në një azil të moshuarish vetëm për ditët e pakta që do të zgjaste udhëtimi i punës. E nxitur nga zbulimi i Amerikës, gruaja plakë do krijojë shoqëri të re, do fillojë punë dhe për asgjë në botë nuk do dojë t’i kthehet jetës së mëparshme. Dhe aq më pak për të marrë në pronësi shtëpinë e fëmijërisë, që Ushtria po ia kthente pas kaq vitesh. Rozi bie në dashuri me atë vend magjik të bregdetit irlandez, ku do të veçohet në natyrën magjepsëse dhe kafshët që do adoptojë, duke hedhur rrënjë aty