Your cart
There are no more items in your cart
Viki10 vjeçar është një fëmijë i llastuar dhe trazovaç i cili jeton në Pragë me mamanë e tij Hanën, një aktore teatri, e cila përpiqet fort të menaxhojë jetën e saj, duke mos lënë pas dore edhe edukimin e të birit. Asaj i ofrohet të luajë një rol të rëndësishëm në një serial filmik që do të xhirohet larg Pragës. Që të mund t’i kushtohet totalisht këtij roli ajo e dërgon Vikin të jetojë tek mamaja e saj në fshat, duke mos i marrë në konsideratë kundërshtimet e tij.
Viki ndihet i “mashtruar dhe i tradhëtuar” njëkohësisht dhe dëshpërohet akoma më shumë nga gjyshja e tij e rreptë, e cila me sa duket është e qartë në kërkesat e saj. Historia rrjedh duke i ndërthurur jetët e këtyre personazheve, ndërsa arrijmë të kuptojmë se marrëdhëniet e ngushta familjare dhe dashuria e ndërsjellë dhe pa kushte përbëjnë një bazament të fortë që të mbështetesh dhe të jep forcë për të përballuar të gjitha sfidat e jetës.