Ishulli I Pemeve Te Zhdukura

Ishulli I Pemeve Te Zhdukura

B24510
1.200 Lekë
Elif Shafak
ISBN: 9789928005304
Publisher: Bota Shqiptare
Number of Pages: 402

Është viti 1974, në ishullin e Qipros. Dy adoleshentë, nga anët e kundërta të një toke të ndarë, takohen në një tavernë në qytetin që të dy e quajnë shtëpia e tyre. Taverna është i vetmi vend ku Kosta, i cili është grek dhe i krishterë, dhe Defneja, turke dhe myslimane, mund të takohen fshehurazi, nën trarët e nxirë nga të cilët varen kurora me hudhra, speca djegës dhe barishte të egra. Këtu mund të gjesh ushqimin më të mirë në qytet, muzikën më të mirë, verën më të mirë. Por, ky vend, ka diçka tjetër: e bën njeriun të harrojë, qoftë edhe për pak orë, botën jashtë dhe dhembjet e saj të panumërta.
Në qendër të tavernës, përmes një zgavre në çati, rritet një pemë fiku. Kjo pemë do të dëshmojë takimet e tyre të heshtura e të lumtura, do të jetë aty kur të shpërthejë lufta, kur kryeqyteti të bëhet gërmadhë, kur adoleshentët të zhduken dhe jeta në ishull të marrë të tatëpjetën. Vite më vonë, Kosta kthehet. Tashmë, është botanist që studion speciet e bimëve por, në fakt, ka ardhur të kërkojë dashurinë e dikurshme.
Dhjetëvjeçarë më vonë, në veri të Londrës, gjashtëmbëdhjetë- vjeçarja Ada Kazanxaqi nuk e ka vizituar kurrë ishullin ku kanë lindur prindërit. Në kërkim të shumë përgjigjeve, kërkon të zgjidhe sekretet e fshehura ndër vite, ndarjen dhe heshtjen. E vetmja lidhje që ka me tokën e të parëve të saj është një pemë fiku që rritet në kopshtin e pasmë të shtëpisë.
Një roman prekës, i shkruar bukur, i ndërtuar me delikatese mes ndërthurjes së historive të dashurisë, ndarjeve, historisë dhe vetëdijes, "Ishulli i pemëve të zhdukura" konsiderohet si vepra më e mirë e Elif Shafakut

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.