Your cart
There are no more items in your cart
Thjesht kërko Plejadat, biri im, Shtatë motrat. Ato do të jenë gjithmonë diku aty, duke të vështruar nga lart, dhe do të të mbrojnë, kur unë të mos jem më në gjendje ta bëj...
Historinë e tyre e dija përmendësh. Kur kisha qenë më i vogël, e dëgjoja me vëmendje babanë tek më rrëfente për ato krijesa të mrekullueshme të lashtësisë, që nuk i takojnë vetëm mitologjisë greke, por shumë legjendave në mbarë botën. Ama, në mendjen time fëmijërore, ato ishin qenie të gjalla: shtatë gra, që kujdeseshin për mua nga lart." Ndërkohë që fëmijët e tjerë e mbushnin kokën me përralla engjëjsh që i mbështillnin me flatrat e tyre pupelore, mua më dukej sikur kisha shtatë nëna: Majën, Alkionen, Asteropin, Selinonë, Taigetin, Elektrën, Meropin. Ndihesha me fat që kisha shtatë, sepse, edhe nëse ndonjëra nuk ndriçonte mirë ndonjë natë, do të më bënin dritë gjashtë të tjerat. Secila prej tyre kishte cilësitë, fuqitë e veta të veçanta. Ndonjëherë mendoja se, po të bëheshin të gjitha bashkë, ndoshta krijohej gruaja e përkryer