Dritehijet E Nje Mendjeje

Dritehijet E Nje Mendjeje

B25069
800 Lekë
J. Bernlef
ISBN: 9789928366696
Publisher: Dituria
Publication Year: 2023
Number of Pages: 173

Romani "Dritëhijet e një mendjeje", i botuar për herë të parë më 1983, është ende ndër më të lexuarit në letërsinë holandeze, për hir të rrëfimit unik dhe dramës së tij.
Kjo histori intime dhe mallëngjyese e një të moshuari të prekur nga sëmundja e Alzhajmerit, e merr forcën nga zëri narrativ në vetën e parë i vetë personazhit kryesor. Fillimisht i qartë, megjithëse i lodhur, 71-vjeçari Marten Klajn jeton me gruan, në Gloucester. Me origjinë holandeze, pasi duruan vuajtjet prej pushtimit nazist të Holandës, ata emigruan në SHBA, ku Marteni shërbeu si nëpunës. Hutimi i Martenit pasqyron pështjellimin që ndjeu ai dhe e shoqja, Vera, kur mbërritën për herë të parë në Gloucester. Si të gjithë emigrantët, ata u përballën me një gjuhë tjetër, me një vend të panjohur. Por në këtë terren të brendshëm kaosi, çdo përshtatje është mashtruese: momentet ndryshojnë, rregullat nuk janë më të njëjtat dhe gjuha përfundimisht e tradhton. “Kam nisur t’i humb fjalët, siç humbin njerëzit gjak.”
Kjo sëmundje e pashërueshme, edhe pse rrallëherë vepron aq shpejt sa te personazhi kryesor i Bernlefit dhe, gjithsesi, pak pacientë mbeten kaq reflektues, e degradon shpejt Martenin.
Romani Dritëhijet e një mendjeje është më shumë se një përshkrim i hollësishëm i botës, i parë me sytë e një pacienti me Alzhajmer: është një histori dashurie, që refuzon me kokëfortësi fundin.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.