Lepuri Prehet

Lepuri Prehet

B25604
2.100 Lekë
John Updike
ISBN: 9789928807748
Publisher: Albas
Publication Year: 2023
Number of Pages: 674

Duke rendur nëpër dekada, tri romanet e para të John Updike. "Lepur, vrapo", (1960). "Lepuri kthehet" (1971) dhe "Lepuri është i pasur" (1981) - shpërfaqin Amerikën e klasës së mesme në të gjithë lavdinë e saj jo të përkryer. "Lepuri prehet" (1990), i fundit dhe fituesi i çmimit Pulitzer 1991, e vazhdon këtë shpërfaqje të shkëlqyer. Përveç kësaj, ai gjithashtu e zhvillon karakterin e Lepurit në mënyrë më të plotë, ndërsa ai përballet me një të ardhme të pasigurt dhe pasojat e së shkuarës.
Eshtë viti 1989 dhe Herri "Lepur" Engstremi ka gjetur gjithçka, por jo prehjen. Ai është shtangur nga frika e vdekjes dhe, në vitin e fundit të epokës së Reganit, ka të drejtë të ketë frikë. Trupi i tij pesëdhjetepesëvjeçar është i fryrë nga birrat dhe i mbërthyer nga dhimbjet e gjoksit. Nga ana tjetër, dyshon se i biri, Nelsoni, i cili ka marrë përsipër biznesin familjar, po grabit paratë e agjencisë për shkak të kokainës.
Në të vërtetë, nga këndvështrimi i Lepurit, rrënimi po përfshin të gjithë botën. Deficiti buxhetor po shkatërron Amerikën, llogaritari i tij po vdes nga SIDA dhe një akt terrorist me bombë sapo ka hedhur në erë një avion mbi Lokerbi të Skocisë. Në depresion të tmerrshëm dhe mbipeshë, ai udhëhiqet nga libidoja e tij për herë të fundit. Ndjenja e tij e gabuar e përgjegjësisë, dëshirat e tij të ashpra seksuale dhe qëndrimet racore mund ta bëjnë Lepurin të duket më pak se i pëlqyer. Megjithatë, diçka plotësisht heroike mbetet në karakterin e tij.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.