Puthja E Bukes

Puthja E Bukes

B25831
1.500 Lekë
Almudena Grandes
ISBN: 9789928348852
Publisher: Toena
Number of Pages: 334

Roman i njërës prej shkrimtareve më të famshme të Spanjës, në të cilin përplasen dhe kryqëzohen jetët dhe fatet e shumë njerëzve, duke shkaktuar shumëllojshmëri konfliktesh, sa personale, po aq edhe shoqërore. Përshfaqen dashuri të vjetra dhe të reja, dëshira të dukshme dhe të padukshme, sekrete të zbuluara dhe të pazbuluara, net dashurish të zjarrta dhe darkash familjare, dhunë gjinore dhe alkoolizëm dëshpërues, sëmundje dhe vetëvrasje, zemërthyerje dhe trishtim. Të rinj pa të ardhura e pa shpresë, gra dhe burra të hutuar, gjyshe dhe gjyshër që jetuan në varfëri, por me dinjitet. E megjithatë, me plot përpjekje për të gjetur një rreze lumturie.
Një roman shumë tërheqës mbi të sotmen tonë. Ç'po ndodh me njerëzit e thjeshtë, të gjendur në syrin e ciklonit të krizës? Si po e përballojnë të gjithë ata, çifte dhe të vetmuar, baballarë dhe fëmijë, pleq dhe të rinj? Si mund të bëhet dashuria njerëzore një formë e rezistencës?
Me një delikatesë fine, por njëherësh edhe me një thellësi tronditëse, autorja shfaq të gjitha vështirësitë, mungesat dhe pasiguritë, me të cilat përballen personazhet e romanit. Duke i përshkruar ngjarjet me një realizëm tronditës na sjell para pasqyrës së jetëve tona, operon hollë me ndjesitë, me frikërat dhe dëshpërimin që sjellin krizat. Por nuk e mbyll kurrsesi shtegun e shpresës, të gëzimit dhe të dashurisë.
Dhe të gjitha këto, vetëm në një lagje tipike të Madridit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.