Rendi I Dites

Rendi I Dites

B26241
800 Lekë
Eric Vuillard
ISBN: 9879951083407
Publisher: Buzuku
Number of Pages: 113

Ata ishin njëzet e katër, pranë pemëve të vdekura, njëzet e katër pardesy të zeza, të kafta apo të kuqërremta, njëzet e katër palë supesh të fryra me vata të leshta, njëzet e katër kostume dhe po aq pantallona me penca e manshete të gjera. Hijet depërtuan në hollin e madh të pallatit të presidentit të Asamblesë; por së shpejti, nuk do të ketë më as Asamble, as president, dhe pas ca vitesh, s'do të ketë madje as Parlament, vetëm një grumbull rrënojash shkrumb e hi.
Tani për tani, heqin njëzet e katër kapele plisi dhe zbulojnë njëzet e katër koka tullace apo rreth tullës me flokë të bardhë. I shtrëngojnë duart denjësisht para se të ngjiten në skenë. Patricët e nderuar janë aty, në hollin e madh; shkëmbejnë ca fjalë të përgjithshme, të respektueshme; të duket sikur jemi të pranishëm në fillimet e ngrehura të një garden-party.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.