Rrefenja Nga Kafeneja

Rrefenja Nga Kafeneja

B26282
900 Lekë
Toshikazu Kawaguchi
ISBN: 9789951846271
Publisher: Pema

Çfarë nuk gjen në kafenenë "Funiculi Funicula", edhe pse e fshehur në një rrugicë të Tokios. Aty ka kafe të mirë. biseda të përzemërta dhe klientë të rregullt. Por, kafeneja u ofron klientëve edhe një përvojë të veçantë: mundësinë për t'u kthyer pas në kohë.
Por, ka edhe disa rregulla që nuk duhen shkelur: duhet të ulesh në karrigen e duhur, të pranosh kafenë që të shtien dhe më në fund. e ç'është më e rëndë- sishmja duhet të kthehesh në të tashmen, pa u ftohur kafeja.
Pas debutimit të bujshëm të Toshikazu Kawaguchi-t me romanin "Pa u ftohur kafeja", te "Rrëfenja nga kafeneja" do të takohemi me një burrë i cili kërkon të takojë shokun e ngushtë, vajzën e të cilit e ka rritur si ta kishte të veten: birin që nuk vajti në varrimin e së ëmës; të dashurin që udhëtoi për t'u takuar me vajzën me të cilën nuk u martua dot; dhe hetuesin plak, që nuk e shpëtoi dot të shoqen...
Të treguara bukur e të mbushura me ngrohtësi. Rrëfenjat nga kafeneja zbulojnë se si e mbartim me vete të shkuarën dhe se deri ku do të arrinim vetëm e vetëm për të parë mbase për herë të fundit të dashurit e zemrës.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.