Your cart
There are no more items in your cart
Ja, pra, ku mbërritëm edhe te ky libër! Pas një Valsi, pas një Ujkonje, erdhi dhe një Shtëpi… buzë një lumi. Mos u gënjeni nga qetësia që fsheh titulli i tij, sepse një lumë është gjithmonë i paparashikueshëm dhe asnjëherë nuk mund ta dish se ku mund të të çojë. Melisanthi, Julia, Aspasia, Polikseni dhe Magdalini po rriten nën kujdesin e nënës së tyre në një fshat të Olimpit, buzë një lumi. Ajo që dëshirojnë që të pesta është që të njohin jetën larg vendlindjes së tyre. Dhe do t’ia arrijnë! Fati do t’i shpërndajë në katër pika të horizontit, duke e kthyer e bërë ëndrrën e tyre realitet. Vetëm se, ndonjëherë, ëndrrat shndërrohen në makthe të pushtuara nga djalli dhe të përndjekin… Pesë gra, pesë jetë të vrullshme, të mbushura me dashuri dhe zhgënjime, ndërkohë që shtëpia buzë lumit pret me durim atë të cilën e di se do të ndodhë! Çdo kapitull i librit përbën një libër më vete; gëzohesh me gëzimet e personazheve dhe dëshpërohesh me dhimbjet e tyre. Dhe si shprehet vetë autorja: “Jeta është si ky lumë që rrjedh në këtë moment para nesh. Të merr lehtësisht me vete dhe të çon aty ku shkon. Ashtu si një lumë që nuk kthehet mbrapsht, kështu edhe ju, nëse do ju marrë me vete, nuk do të mundeni të ktheheni mbrapsht… Gjithmonë kini kujdes nga lumi… Mos t’ju marrë me vete…”