Jo Te Gjithe Njerezit E Banojne Boten Njesoj

Jo Te Gjithe Njerezit E Banojne Boten Njesoj

B26399
800 Lekë
Jean -Paul Dubois
ISBN: 9789951083843
Publisher: Buzuku
Publication Year: 2023
Number of Pages: 210

Asokohe, burgu ishte për mua thjesht një koncept teorik, një trill i lojës me zare që ju urdhëronte ta kalonit dhe ju radhën tuaj i mbyllur në kutinë burgosëse të lojës Monopoly. Dhe kjo botë e mballosur keq me pafajësi dukej e ndërtuar përjetësisht, njësoj si im atë, pastori Johan Hansen, që merrej me drithërimin e zemrave të njerëzve dhe të rrotave fonike të një organoje Hammond në famullinë e vet protestante të mbytur nën reshje amianti të bekuar, si Uinona Mapashi dhe butësia e saj algonkine, që i merrte kthesat në timonin e avionit të vet taksi Beaver për t'i ulur butësisht klientët dhe pluskuesit në sipërfaqen e ujit të të gjithë liqeneve të veriut; si qenushja ime Nuku që sapo ishte lindur dhe dukej se më këqyrte me ata sytë e vet të mëdhenj si fillimi dhe fundi i gjithçkaje.

Po, e doja këtë kohë, tashmë të largët, ku tre të vdekurit e mi ishin ende në jetë.

Do të doja aq shumë të më zinte gjumi. Të mos i dëgjoja më minjtë. Të mos e ndieja më erën e njerëzve. Të mos e dëgjoja më dimrin përmes një dritareje."

JEAN-PAUL DUBOIS]

Pol Hansen është duke vuajtur dënimin në një burg kanadez. Në qelinë që ndan me Patrik Hortonin, një Hells Angeli, bur- gosur për vrasje, ai tregon historinë e je- tës së tij. Fëmijëria, në Tuluzë, mes një babai pastor dhe një nëne që drejton një

kinema. Puna e tij si mbikëqyrës në rezi- dencën L'Excelsior, ku ai riparonte ashen- sorët dhe mirëmbante ndërtesat. Momentet e lirisë së çmendur në aeroplanin e Uinonës, shoqërueses së saj si bashkëpilot. Dhe krimi që e

futi në burg.

Në këtë roman të admirueshëm, gjejmë një shkrimtar të nxitur nga një ndjenjë e mprehtë vëllazërie. Dhe me një ndjenjë revolte ndaj të gjitha padrejtësive.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.