Your cart
There are no more items in your cart
Edita rendte si ata që fugojnë nëpër ëndrra, duke gulçuar, duke u rrëzuar, e tmerruar për vdekje, ndërkohë që e mundonte ndjesia e lemerishme se nuk po arrinte të largohej dot nga vendi në fjalë. E pushtuan gjithfarë emocionesh, të cilat e shkundulluan aq shumë sa pandehu se do të vdiste. Po, në rast se ndonjëri prej atyre burrave e shtinte në dorë, e dinte se kish për të vdekur pa një pa dy. Kur arriti tarracën më të lartë, dhe pati guximin të kthente kokën pas, pa se burrat ndodheshin ende në rrugë, dhe se s'po e shikonin më. Atë- herë, ra përdhe, krejt e pafuqishme. Mundi që pat përjetuar kish qenë më i rëndë nga ç'mund të mbante. Ndjeu diçka t'i shpërthente. Atëherë, nga buzët zu t'i rridhte gjak.
E gjetën shërbyeset teksa po ktheheshin në shtëpi nga mjelja. Qe më shumë e vdekur se e gjallë. Aty për aty e sollën në jetë, por kurrkush nuk guxonte të shpresonte se do ta kishte të gjatë.
Atë ditë ajo nuk pati aq fuqi sa të tregonte se përse qe frikësuar. Po ta kishte bërë një gjë të këtillë, atëherë nuk qe e sigurt nëse të huajt do të dilnin gjallë nga qyteti. Më keq se kaq s'mund t'u shkonin punët.