Your cart
There are no more items in your cart
E kush nuk ka thurur plane të panumërta për të lënë pas Shqipërinë njëherë e përgjithmonë e për të ndërtuar një jetë të re diku tjetër? Marla dhe Marini, ende në prag të jetës, largohen nga Shqipëria e 1995-ës. Ai i kthen krahët vendlindjes me padurim, ajo me kokën pas; ai ndjek studimet për aviacion në Maltë, ajo zgjedh sociologji në një tjetër ishull. Para se të ndahen, premtojnë se kurrkush e kurrgjë nuk do t'ua zbehë dashurinë që i ka lidhur qysh në fëmijëri, sepse do ta ruajnë të paprekur, si në një kasafortë. Koha ecën, por disa ëndrra u ngjajnë ende atyre të dy dekadave më parë dhe ata, tashmë larg njëri-tjetrit, pyesin veten: "E kemi mbajtur, vallë, premtimin?" Historia e tyre të fton ta kërkosh përgjigjen në dy jetë që shtjellohen prej adoleshencës në pjekuri, mes Lindjes dhe Perëndimit, dashurive dhe pengjeve.
Ky libër përçon shkëndija prej tranzicionit shqiptar, rrëfen dështimet e triumfet, ashtu siç gjallojnë te dy njerëz të dashuruar, të ndarë e të lidhur si germat e një epopeje.
Tirana, me kundërshtitë e paradokset e saj, fodulle dhe e dashur, kushedi sa i çorodit të ardhurit, sepse ndodh që Tirana e mban veten për më shumë se ç'është. Kushedi sa ndryshe duket kur të fanitet si dielli i universit shqiptar e kur mbërrin dhe gjen një Tiranë grivë, të shurdhuar nga zhurma, të mplakur nga pakënaqësitë! Mbase të ardhurit janë rritur mes lëndinave, maleve e lumenjve, ndërsa Tirana pispilloset me Lanën hollake. Kur ke dashuri për një Lanë, imagjino ç'duhet të ndiesh për një Drin e Vjosë! E kur tiranasi (kush është tiranas? sa vjet në Tiranë të bëjnë tiranas?) s'e ka shpirtin e gjerë për shqiptarin e ardhur, por e përul ngaqë s'e dëbon dot, imagjino sa do t'i mirëpresë Perëndimi shqiptarët, pengje mes epokave!