Bija E Mallkuar

Bija E Mallkuar

B05585
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Emile Risheburg
ISBN: 9789928414021
Publisher: Iceberg
Publication Year: 2013
Number of Pages: 496

...Luçia, pasi kaptoi gardhin e kopshtit, u drejtua për në Sableuse. Djaloshi i panjohur e priste matanë vijës, pak hapa larg urës së vogël. Për një çast, ajo u gjend pranë tij. Pa lëshuar asnjë fjalë , ai e përqafoi dhe e shtrëngoi në kraharorin e tij. Buzët e tyre u takuan. Ishin me të vërtetë të lumtur! Më në fund, ai e tërhoqi prej dore dhe e shpuri përfund një shelgu. Këtu u ndalën. - E dashura ime, - tha ai, - kur mendoj rreziqet që përballon ti për të ardhur këtu të ngrohësh zemrën time, qortoj vetveten; e gjykoj veten të padenjë për ty, për dashurinë tënde, e cila është tërë jeta ime, dhe, duke pyetur zemrën time, kërkoj në atë tënden besimin e pakufishëm, skuqem prej egoizmit. Oh! Shumë herë e teproj, e kaloj kufirin! - Të dashuroj! - u përgjigj ajo ëmbël. - O engjëll i adhuruar! - ia priti ai me ngashërim, - në vend që të dëgjoj prej teje fjalë qortimi, përkundrazi, po dëgjoj fjalë që më hapin Parajsën! ... Ti i di fare mirë dhimbjet e jetës sime, ti e di se sa shumë ka vuajtur shpirti im. I vetmi gëzim, që njoha në këtë botë, është dashuria jote; pra ti je shkaktarja e këtij gëzimi... Po unë, për shpagim ç'të dhashë ty? Asgjë. Po u gabova, ta shpagova duke të krijuar shqetësime, kërcënime...

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.