Your cart
There are no more items in your cart
Inatçori është shpesh here bezdi, madje herë here edhe për vetë inatçorin. Sa here që më kapte "kunja" për të përkthyer këtë novelë të shkurtër, nuk mundja dot kurrë të arrija një përkthim të denjë të formulës së famshme tashmë: "I would prefer not to!", frazë që përbën bazën, thelbin dhe vetë "sebepin" e novelës. Një mik me preference institucionale më pat vënë një ditë në kandar me një lider partiak (revolucionar, të themi), lidhur me sasinë e rëndësisë përkatëse. Ai ma mënjanoi atëherë rëndësinë, por pikërisht pas asaj dite unë u tërhoqa, jo më i nxehur, drejt përkthimit të novelës, që e kasha braktisur disa herë. Lexuesi i interesuar do të gjejë nëpër libra të tjerë interpretimet e filozofëve lidhur me këtë frazë refuzimi. Refuzimi i Bartëlbitështë i drejtpërdrejtë, kategorik... por dhe i brishtë, i qetë, i tërhequr. Pikërisht këto të fundit sjellin vështirësinë e madhe të përkthimit të saktë të këtij refuzimi.