Your cart
There are no more items in your cart
CAMILO JOSE CELA (Kamilo Hose Sela) u lind në Iria-Flavia, La Korunja më 1916 dhe vdiq në Madrid më 2002. Është njëri ndër shkrimtarët më të dalluar spanjoll të shekullit XX dhe me më së shumti mirënjohje ndërkombëtare. Shënoi sukses të dalluar me romanin e tij të parë, “Familja e Paskual Duartes” (1942), me të cilin hapi një shteg të gjatë dhe të frytshëm letrar, në të cilin shkroi edhe romanet “Pavijoni i pushimit” (Pabellon de reposo), “Zgjoi i bletëve” (La Colmena); “Mazurka për dy të vdekur” (La catira y Mazurca para dos muertos). Edhe pse vepra e tij del jashtë kornizave të letërsisë konvencionale, ajo megjithatë i përfshin të gjitha zhanret: esenë, poezinë, gazetarinë, tregimin, romanin, udhërrëfimin dhe në raste të jashtëzakonshme, teatrin.