Harta Dhe Territori

Harta Dhe Territori

B17755
1.200 Lekë
Michel Houellebecq
ISBN: 9789928427960
Publication Year: 2016
Number of Pages: 359

Zhed Martini, një fotograf francez që jeton në provincë, e shkon jetën prej artist të rëndomtë duke fotografuar, veçmas harta Michelin. Por krahas kësaj, ia kushton pasionin e tij edhe pikturës, më së shumti portreteve të njerëzve në punë e sipër.
Në këtë rutinë, do të takohë edhe shkrimtarin Michel Houellebecq për t'i bërë portretin, por njohja me të do t'ia ndryshojë edhe ritmin e jetës që deri tani ka qenë fare i qetë: marrëdhënia me të dashurën, një ruse bukuroshe kjo, dhe takimet me të atin një herë në vit.
Qetësia do të prishet pas vrasjes sadiste të shkrimtarit Michel Houellebecq. Zhedit do t'i duhet të ndihmojë policinë në zbulimin e një krimi të urryer, njëherësh duke kaluar edhe vetë nëpër një proces shndërrimi në një nivel të epërm të artit të tij.
Michel Houellebecq, duke qenë vetë autor dhe personazh në këtë roman, padyshim që i ka dhënë shumë nga natyra e tij prej shkrimtari të jashtëzakonshëm këtyre dy burrave, dy gjysma të ndara të alter egos së tij.
Ky është një nga romanet më të rëndësishëm të Michel Houellebecq, një kryevepër për dashurinë, miqësinë dhe marrëdhënien babë e bir; fitues i Çmimit Goncourt në vitin 2010.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.