Your cart
There are no more items in your cart
Ky libër të jep një lloj kënaqësie letrare të rrallë, një kënaqësi të tillë, si ato kur të bie në dorë ndonjë roman i humbur prej kohësh i Xhorxh Eliotit apo Balzakut. Pa lexuar as gjashtë faqe, e kupton që ke hyrë në një botë artistike, e cila është ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në imagjinatën tënde dhe që, në njëfarë mënyre, të ndikon. Personazhet janë familjarët e tu. Ua njeh frikërat dhe dëshirat, shtëpitë, peizazhet, politikën me të cilën merren. Njëkohësisht, gjithçka duket si e re. Paraqitja e përsosur e personazheve, që ndonjëherë të duket se i njeh më mirë se shokët e tu, pasioni i autores për ide dhe vizion, e shoqërojnë pa pushim. Prandaj është ngjitur në të njëjtin panteon me Balzakun dhe Xhorxh Eliotin. Jemi me fat që Doris Lessing vazhdon të shkruajë.” -Lisa Appignanesi, Independent