Your cart
There are no more items in your cart
Historia e ngritjes në pushtet në mënyrë të pamëshirshme e Katerinës së Madhe, e parë përmes syve të një vajze të re, e cila ishte përgatitur për të qenë spiune e perandoreshës në Rusinë e shekullit XVIII. Kur Varvarën, një vajzë të re jetime polake, e sollën për të shërbyer në Oborrin vezullues e të rrezikshëm të perandoreshë Elizabetës në Shën Petërburg, atë e mësoi vetë kancelari për mjeshtëri të ndryshme, nga arti i hapjes së çdo dryni tek arti për të bërë dashuri, duke i mësuar mbi gjithçka sesi të rrinte në heshtje dhe të dëgjonte. Shumë shpejt, ajo bëhet "gjuha" e Elizabetës: sytë dhe veshët e saj sekretë. Pastaj Sofia, një princeshë e re dhe e brishtë, vjen nga Prusia si nuse e mundshme për Pjetrin, nipin dhe trashëgimtarin e Elizabetës. E caktuar prej perandoreshës për ta spiunuar, shumë shpejt Varvara bëhet mikja e saj e besuar dhe e ndihmon të bëhet pjesë e takimeve me joshje të ndaluara, ku çdo shkelje mund të konsiderohet tradhti nga ana e Oborrit. Por fati i Sofisë është të bëhet Katerina e Madhe famëkeqe. A janë ambiciet e saj më të larta dhe me pasoja më të mëdha nga sa dyshonte çdokush dhe a do të ndalej ajo përpara ndonjë gjëje për të arritur pushtetin absolut? Duke shpërthyer me hollësitë e periudhës verbuese të jetës në Oborr - modën, ushqimet e dekorin - kjo rrëfenjë e pasionit, tradhtisë dhe hakmarrjes tregon sesi lindi legjenda e Katerinës së Madhe dhe jep një vështrim vjedhurazi e të parezistueshëm përmes vrimës së çelësit për njërën nga dramat më të turbullta e më joshëse të historisë.