Your cart
There are no more items in your cart
Përzgjedhur si kandidat për çmimin CWA Ellis Peters Historical Crime për vitin 2007 Një detektiv jashtëzakonisht joshës dhe origjinal’. Kate Moss Kthimi i Jashimit, eunukut hetues, pas bestsellerit ndërkombëtar dhe fitues te çmimit Edgar Allan Poe për novelën më të mirë, librit: Pema e Jeniçerëve Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta. Eunuku Jashim ngarkohet të bëjë hetime mbi Lëfevrin, por befas zbulohet trupi i gjymtuar i tij dhe del se ka vetëm një të dyshuar: vetë Jashimi. Libri i dytë i Jason Goodwin me personazhin misterioz, eunukun Jashim, e vendos atë në pararojë të prozës me tema të krimeve historike. ‘I parezistueshëm’. – Financial Times ‘Një mister i mprehtë, i bukur dhe mbresëlënës’. – Independent On Sunday ‘Tablo e gjallë e detajuar e Stambollit të viteve 1830…’. – Sunday Telegraph