Pasioni Per Thethin

Pasioni Per Thethin

B20026
1.700 Lekë
Robert Elsie
ISBN: 9789928221230
Publication Year: 2018
Number of Pages: 326

Thethi është një vendbanim i vogël në Luginën e Shalës në Alpet e Shqipërisë së Veriut. Në vijë ajrore, ai nuk është larg nga qyteti bregdetar i Shkodrës, por në realitet është një botë larg. Për të shkuar atje duhet të kalosh një qafë mali të lartë nëpër një rrugë plot kthesa. Dëbora e thellë e bllokon kalimin nga tetori deri në maj dhe e lë Thethin bukur mirë të izoluar, ndonjëherë për javë të tëra.
Edhe pse është një nga skajet më të largët të Europës, Thethi gjithmonë ia ka dalë të tërheqë vizitorë. Edith Durhami u ndie si në lëkurën e vet kur e vizitoi luginën në vitin 1908, siç ishin edhe studiuesit austro – hungarezë, Karl Steinmetz dhe Baron Franz Nopcsa, dhe shkrimtarja amerikane Rose Wilder Lane.
Gjatë periudhës së gjatë të regjimit stalinist, kur Shqipëria u izolua nga pjesa tjetër e botës (1944 – 1991), fare pak të huajve iu lejua të shkonin në luginë, për shkak të afërsisë me kufirin malazez.
Në vitet 1990, zona u shpopullua shumë dhe gjatë dimrit vetëm dy familje mbeteshin në
Theth. Vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar. Thethi është bërë një vend unik, ende pak i njohur si destinacion turistik për një racë të guximshme udhëtarësh – ngjitësit e maleve, alpinistët dhe vizitorët me shpirt aventure.
Edhe banorët vendas janë kthyer sërish dhe shumë prej tyre i kanë restauruar shtëpitë, për të shërbyer si bujtina të thjeshta për vizitorët, numri i të cilëve sa vjen e rritet. "PasionipërThethin: Parajsa e epërme e Shqipërisë" paraqet bukuritë e Thethit dhe të Alpeve të Veriut të Shqipërisë përmes fotove të fotografit holandez Herman Zonderland.
Robert Elsie dhe Gerda Mulder e paraqesin zonën me shkrimet e eksploruesve dhe të udhëtarëve të hershëm në luginë, të shoqëruar me fotografi të vjetra të kohës. Ky material plotësohet me shkrimet e tanishme për luginën e ditëve tona, për familjet që jetojnë atje dhe për ndikimin e turizmit në atë zonë. Këto tekste të reja, të mbështetura në intervistat dhe shënimet e udhëtimit të Gerda Mulderit në vitet 1995 – 2013, i shtojnë edhe një ngjyrim personal.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.